WikiLeaks shokon: Kallxon kush e krijoi ISIS’in!

WikiLeaks sapo ka përfunde punën e nisun para do kohe.

Nji goditje e randë ka ardhe nga Conservative Daily Post, simbas të cilëve Barack Hussein dhe Hillary Clinton janë krijuesit e ISIS.

Gazetari australian Julian Assange ka ba nji punë investigative dhe si rezultat i saj ka zbulue lidhjen e Hillary Clinton me ISIS.

Publikimi i nji e-maili mes Clinon dhe John Podesta tregon se “inteligjenca perendimore dhe amerikane janë në rajon”, për me akuzue Katarin dhe Arabinë Saudite se mbështesin nga ana logjistike dhe financiare grupin radikal ISIS.

Në nji kohë kur kandidatja për presidente e SHBA’ve akuzon këto dy shtete si financuese të terrorizmit, nji dokument tregon se donacionet ma të mëdhaja për fushatën e saj vijnë pikërisht nga këto dy vende.

Në nji tjetër korespondencë të vitit 2012, Drejtori i Politikave të Jashtme i Fondacionit të Clinton, Amitabh Desai, organizoi nji takim pesë minutësh për Bill Clinton, takim në të cilin ai mori nji si “dhuratë” 1 milion dollarë nga Katari.

Për ata që ende nuk i kuptojnë këto indicie, Hillary, në atë kohë Sekretare e Shtetit, do t’i shiste atyne sasi të mëdhaja armësh vetëm nëse ata i jepnin nji “donacion” për fondacionin e saj.

Këto armë të ofrueme nga Hillary dhe Departamenti i Shtetit, atëherë të kamuflueme nën emnat e shteteve si Arabia Saudite, Katari dhe Libia, kanë furnizue dhe forcue grupet terroriste.

Në këtë mënyrë asht krijue ISIS. Dhe në vend që Clinton dhe Obama me i sulmue ata me bombardime nga ajri, i lanë të qetë.

Për nji arsye të vetme, mbasi kjo organizatë jau krijoi atyne mundësinë për me fitue miliona dollarë.