Wikileaks: Ishte hajgare, nuk po hetojmë Donald Trump’in

“WikiLeaks” ka ba nji hap mbas nga deklarata e themeluesit të saj, Julian Assange, i cili ka thanë se ishte tue punue për kthimin e taksave pazbulueme të Donald Trump.

Kërkesa e Assange erdhi në fund të nji interviste të Premten, gjatë së cilës u diskutue zbulimi i fundit i “Wikileaks”: emailet e Komitetit Kombëtar Demokratik.

Assange, u pyet nëse kishte plane të ngjashme që prishin perspektivat presidenciale të Trumpit.
“Pse nuk hetoni për kthimin e taksave të Donald Trump?” , pyeti gazetari.

“E pra, na jemi tue punue për këtë,” u përgjigj Assange, i cili nuk ka sigurue informacione të matejshme
Por, nji mesazh nga llogaria zyrtare në Twitter e WikiLeaks të Shtunën në mëngjes hodhi poshtë deklaratën e Assange, tue pretendue se ai kishte ba tjesht nji hajgare.

“WikiLeaks nuk asht tue hetue për taskat e pakthyeme të Trump. Kërkesa asht nji hajgare në nji shfaqje komedie”, thoshte deklarata zyrtare.