WikiLeaks publikon email’at e Hillary Clinton

WikiLeaks ka publikue nji numër emailash të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton. Email’at e publikuem të Premten përfshijnë transkripte të fjalimeve të saj për firmat e Wall Street’it, shkruen BBC.

Clinton njoftohet se ka thanë se për çashtje të politikave duhet nji pozicion publik ashtu si edhe nji pozicion privat. Clinton ka vuejt gjatë fushatës nga perceptimi i shumë votuesve se ajo nuk asht e besueshme.

Reince Priebus, kryetar i Komisionit Kombëtar Republikan, tha në nji deklaratë se email’at kallxojnë se “Hillary Clinton e ka shendrrue veten për fushatën e saj dhe asht nji mashtrim i plotë.”

Email’at ishin mes qindra mesazheve që WikiLeaks publikoi nga ndërhymja në llogarinë e John Podestës, kreut të fushatës Clinton. Fushata nuk ka konfirmue vërtetësinë e mesazheve. Publikimi i tyne të Premten vjen dy ditë para debatit të dytë presidencial me Clintonit dhe rivalit të saj republikan Donald Trump.

Kandidatja demokrate shpreh gjithashtu pakënaqësi që sistemi i fushatave presidenciale kërkon që kandidatët të grumbullojnë shuma të mëdha parash.