Wikileaks publikon mesazhet e demokratëve të SHBA

Faqja e internetit Wikileaks ka publikue 29 mesazhe telefonike që janë vjedhë nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve, në mesin e të cilave ka edhe prej pjesëtarëve të paidentifikuem të partisë që shprehën të zemnuem me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti.

Zbulimi i dytë që potencialisht mundet me i trupnue ma tej demokratët asht publikue në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton asht zgjedhë kundrejt Bernie Sanders si e nominueme e partisë për zgjedhjet e Nandorit.

Nji nga mesazhet e publikueme as nuk dëshironte që me lanë Sanders të flas në konventë.

Ky person, derisa flet për Sanders thotë, “ai nuk asht demokrat. Ju lutem, ndalone këtë person tash”.