Wikileaks zbardh 300 mijë e-mail’a të partisë së Erdogan’it

Faqja Wikileaks ka publikue grupin e parë të e-mail’ave të komunikimit ndërmjet aktivistëve të partisë së Recep Tajip Erdogan dhe zyrtarëve shtetnor.

Bahet fjalë për 294,548 e-mailat e grupit të parë.

Mirëpo, simbas Mirror, Wikileaks asht përballë me sulme të vazhdueshme kibernetike gjatë publikimit të këtyne e-mail’ave.

Simbas Wikileaks, publikimi i këtyne e-mailave ka me qartësue në detaje puçin ushtarak në Turqi dhe nëse ky puç ka qenë i organizuem nga Erdogani që me shtri pushtetin e tij.

Në ditët në vazhdim pritet zbardhja e këtyne komunikimeve në partinë e Erdogani.

Kliko këtu