Wikileaks zbulon dokumentet: Qe qysh CIA përgjonte agjencitë tjera

Disa dokumente të publikueme nga Wikileaks zbuluen nji projekt sekret të CIA, i cili daton nga 2009’ta dhe kishte përgjue dheta agjenci.

Programi i quejtun ExpressLane asht dizajnue për me u aplikue krahas sistemeve biometrike që CIA jau ofron agjencive partnere.

Në teori, partnerët janë dakord që CIA me pasë akses specifik në të dhanat biometrike me dijeninë e tyne, por me ExpressLane agjencia mundet me ba këtë gja pa dijeninë e askujt.

ExpressLane vjen si nji përditësim softweri ofrue nga vetë teknikët e CIA. Ai vjedh të dhanat e sistemit të implementuem në mënyrë që agjentët të egzaminojnë nëse sistemi partner ka mshefë të dhana.

Nëse partnerët refuzojë përditësimin, softwer ka nji “kill-switch” me të cilin agjentët munden me ndalue nga funksioni të gjithë sistemin mbas nji periudhe të caktueme tue e ba të domosdoshme angazhimin e teknikëve.

Wikileaks thotë se programi asht përdorë kryesisht ndaj agjencive Amerikane si FBI’ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Edhe pse nuk dihet arsyeja e vjedhjes së informacioneve, ajo që bjen në sy asht se qysh CIA përdor mbështetjen teknike për me aksesue informacion sensistiv, njofton PCW.