World Review: Edi Rama nxin imazhin e Ilir Metes!

Nji portal periferik me qendër në SHBA, i quejtun World Review, asht ba i njohun për shkrimet që evidentojnë luftën dhe përpjekjen e Kryeministrit Rama për të cenu imazhin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në kancelaritë nderkombëtare.

Shqiptaro-amerikani Peter Tase, njikohësisht edhe autor i shkrimit, në qendër të shkrimit ka ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

 
Simbas tij, burime të besueshme i kanë thanë se kur Bushati ishte n’Argjentinë, në Buenos Aires, ai refuzoi që të marrë nji ftesë të lëshueme nga Amado Boudou, president i Senatit Argjentinas, për Ilir Metën.