Xhakli: I premtova djalit tim qe ate qe s’kam mund me ba te ai, kam me ba te femite tjere me autizem

Ka profesioniste te njoftun e te duhun, me njohuni te madhe per diagnostifikimin e autizmit, tha Shpresa Xhakli, Ambasadore e Femive me Autizem ne Kosove, e ftueme ne Rrokum Roll.

Simptomi i pare i autizmit te femiu asht kur ai nuk fole, i keshilloi zoja Xhakli prindet.

“Ka edhe simptome tjera, por prindet nuk dojne me i pa”, theksoi ambasadorja e organizates “Autizem”.

Tue e marre si shembull djalin e saj, ne kohen kur ai u diagnostifikue me autizem, zoja Xhakli tha se prej asaj kohe ajo ka fillue me u interesue per autizem.

“Krejt ndryshimet e shoqnise kane pasoja te keta femi”, tha ajo dhe tregoi se ka komunikue edhe me Qeverine per femite me autizem.

“Asht problem global, asht epidemi. Kur vijne ne pyetje semundjet e femive – autizmi asht semundja ma e perhapun”, theksoi Xhakli.

“Shoqata ka fillue me iniciative te prindeve, asht hapesine qe paguhet me qira, perballemi me probleme jetesore – s’ka uje, s’ka rryme, asht ftofte. A asht turp kjo per shekullin 21”, pyeti Xhakli.

Shpresa Xhakli theksoi se ne vend jane shume objekte te ndertueme te gatshme per banim, e çka asht ma e randesishmja, jane te lira, te paperdoruna, por qe femive me autizem, qysh tha ajo, i duhet me qendrue ne te ftofte e pa rryme.

“S’asht vetem qendra e femive, asht edhe qendra e prindeve”, tha ajo tue shtue se ata aty vetedijesohen e shkembejne informata sa i perket autizmit.

Xhakli gjate bisedes tha se ne vendet e tjera, Qeveria e ka te ndame planin e veçante per buxhet, veç per femite me autizem.

“Kerkesa jone asht me u ndertue nji objekt per qendren e Autizmit, ku aty femite kane me marre trajtim profesional”.

“Shoqata asht ne Peje, ne Prizren, ndersa plane kemi edhe per Suhareke e Lipjan”, kallxoi Xhakli tue i permend edhe vendet e tjera te Kosoves ne te cilat asht ba kerkesa per hapjen e qendres se kesaj shoqate.

E sa asht numri i femive te prekun nga autizmi ne tane Kosoven, Xhakli tha se nuk ka statistika, por qe simbas saj jane perafersisht rreth 1 mije.

Asht interes i femive, u pergjigj Xhakli ne pyetjen e moderatorit Jupolli se çka e ka shtye me ardhe prej Amerike ne Kosove, e me u marr me kete shoqate.

Ne vazhdim te bisedes zoja Xhakli kallxoi se shoqnia shqiptaro-amerikane ne Amerike e ndihmon ate per me i mbledhe fondet, per me i ble pajisjet e me i dergue neper qendrat e shoqates.

“Nuk ka sherim, autizmi asht çrregullim neuro-biologjik”, tha Xhakli tue theksue se ata femi vetem munden me u aftesue deri sa i kane mundesite e veta. Kjo e don ndihmen e krejt shoqnise, tha ajo.