Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese, ‘largohuni ose…’

Xhamitë në California, Ohio dhe disa shtete të tjera të SHBA’ve kanë raportue se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët me u largue nga vendi ose me u përballë me gjenocid.

Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë krejt fotokopje e nji letre të shkrueme me dorë, e cila ju drejtohet “fëmive të djallit”.

Këshilli i Marrëdhanieve Amerikano-Islamike, nji grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkue nga FBI që m’i hetue rastet.

Por, FBI ka thanë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për m’u hetue në këtë pikë.

Në mesin e gjanave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhun i SHBA’ve, Donald Trump, ka me ju ba myslimanëve atë që ju ka ba Hitleri hebrejve.