Xharra e PDK’s: Haradinaj me ju kërkue falje gazetarëve!

Ish- gazetarja Arbana Xharra, tashma pjesë e PDK’s ka kërkue nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me ju kërkue falje të gjithë gazetarëve. Ky reagim ka ardhë mbasi Haradinaj gjatë ditës së sotme u tha gazetarëve në nji konferencë për media me shkue në shkollë dhe se shumica e gazetarëve nuk dinë me lexue anglisht.

“Kryeministri duhet me iu kerku falje te gjithe gazetareve te Kosoves!”, ka shkrue Xharra në Facebook.

Mbas deklaratës së Kryeministrit ka reague edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK’s.

 

Shperndaje në: