Xharra tregon nëse ka me kandidue për kryetare të Gjakovës

Ish – gazetarja, Arbana Xharra, tash anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka reague mbas lajmit se ajo ka me qenë kandidatja e PDK’s për kryetare të Gjakovës, në zgjedhjet lokale që janë caktue për datën 22 Tetor.

Përmes nji publikimi në Facebook, Xharra, ka thanë se ky lajm asht ‘gënjeshtër e madhe’.

“…kjo informatë është gënjeshtër e madhe. S’ka asnjë vendim për kandidim timin në Gjakovë’, ka shkrue ajo.

Ma heret Indeksonline, raportoi se ajo ka me qene ne gare per te paren e Gjakoves.

Arbana Xharra kandidate e PDK’s për kryetare të Gjakovës?