Xhavit Haliti e ‘godet’ Listen Serbe, mos u sillni si padron!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikue sjelljet e deputetëve të Listës Serbe lidhun me bojkotimin që ata ja banë Kuvendit në seancën e 1 Shtatorit, kur pritej të bahej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Haliti, në nji prononcim për “Indeksonline”, ka thanë se partia të cilën e udhëheq Slavko Simic duhet me i respektue vendimet e koalicionit qeverisës, e jo të sillet krye në vete.

Ma tej, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentue edhe deklaratat e deputetëve të Listës Serbe, ku këta të fundit bojkotin e kanë arsyetue me neglizhim nga partnerët e koalicionit.

“Pse po u dashka të kemi konsultim për gjithçka, ata jetojnë në Kosovë dhe duhet të sillen si qytetarë të Kosovës dhe jo si padron. Pra, ata duhet të respektojnë dhe zbatojnë vendimet e përbashkëta të koalicionit. Asht absurd ajo që e kanë ba ata, por mendoj se kanë pas nji tjetër qëllim.  Beogradit nuk i intereson marrëveshje e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thanë ai.