Xhavit Haliti e pranon: E kemi të pamundun me imponue Serbinë!

Mbas mbledhjes së Komisionit për Stabilizim-Asociim, Xhavit Haliti në nji deklaratë për media në lidhje me arrestimet e fundit ka thanë se Kosova e ka të pamundun me imponue politikën në Serbi.

Ai ka nënvizue që njerëzit që kanë probleme t’i shmangin lëvizjet në Serbi.

“Serbia e ban politikën e vet mbrenda shtetit të vet, Kosova e ka të vështirë me imponue politikën në Serbi. Të paktën njerëzit që e dinë qe kanë probleme mos të lëvizin nëpër Serbi,” tha Haliti.

Ndërsa në lidhje me strategjinë diplomatike të Kosovës, Haliti shprehu se diplomacia kushton dhe nuk mundet me u zhvillue me Facebook.