Xhavit Haliti jep deklaratë për Demarkacionin

xhaviti-roll

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK’s, Xhavit Haliti ka folë sot për Demarkacionin me Malin e Zi.

Haliti ka thanë se kjo asht nji temë që ka nxitë shumë debate dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës, andaj simbas tij, kjo asht nji temë që do shumë konsultime dhe debat.

“Na kemi pasë nji komision shtetnor, i cili e ka dhanë pëlqimin për kufijtë që janë shënue. Por, marrëveshja për Demarkacionin asht kundërshtue nga opozita e nga qytetarët, pronat e të cilëve janë prekë”, tha Haliti.

“Jemi në nji pikë, për të cilën se di se qysh ka me përfundue. Kjo çashtje do shumë diskutim dhe konsultim të matejm me ekspertë të fushës”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklarue se “duhet me u rishikue mënyra se qysh janë shënue kufijtë”.

“Nuk asht se kam dyshime në Demarkacionin, mirëpo s’mund të jem ma i mençun se njerëzit e atjeshëm që i kanë kullosat e tokat e tyne atje dhe i kanë prekë ato vende ku shtrihet kufini. Ka hapësirë për me u diskutue kjo çashtje”.