Xhavit Haliti: Masakrat e shtetit serb, shfaqën botnisht barbarinë!

xhaviti-roll

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti ka kujtue masakrën ndaj shqiptarëve në disa vende të Pejës.

Simbas tij, shteti serb me këto masakra shfaqi botnisht barbarinë e tij.

Qe postim i plotë i Xhavit Halitit në Facebook:

Me 14 Maj 1999, në fshatin Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës, nga forcat policore si dhe ato elite ushtarake dhe paraushtarake serbe, u vranë dhe u masakruen barbarisht, 82 civilë (të paarmatosun) shqiptarë.

Me këto masakra, shteti serb shfaqi botnisht barbarinë e tij, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte dhe konventë ndërkombëtare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi i Kombit shqiptar, për të gjithë të flijuemit për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës.