Xhavit Haliti merr nji dhuratë, qe prej kujt!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka ba të ditun se në sirtarin e tij në Kuvendin e Kosovës ka marrë librin “Kufijtë në dam të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës nderkombëtare), t’autorit Zejnullah Gruda.

Ky libër, po simbas Halitit, i ishte dërgue nga Grupi Parlamentar i “Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës” dhe Grupi Parlamentar “NISMA për Kosovën”.

Ky asht postimi i Halitit n’Facebook:

Sot në sirtarin tim në Kuvendin e Kosovës mora Librin “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës ndërkombëtare), të autorit Zejnullah Gruda, dërguar nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar NISMA për Kosovën.
Falenderoj publikisht kolegët nga të dy partitë parlamentare për dërgesën, edhe pse nuk ma kishin nënshkruar librin!
Besoj në vullnetin e mirë të opozitës që së shpejti të ulemi së bashku në institucione (komisione parlamentare dhe seancë plenare) për të debatuar haptas për Demarkacionin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi.
XHH