Xhavit Haliti paralajmëron diçka të keqe për vendin!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thanë se nëse koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) si fitues të zgjedhjeve nuk i bashkohet ndonji subjekt tjetër politik, vendi mundet me hyjë në nji krizë apo zgjatje të kohës së konstituimit të institucioneve të reja.

“Nëse e interpretojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbas zgjedhjeve të kalueme dhe i llogarisim numrat çfarë i kemi në zgjedhje, atëherë vetvetiu arrijmë në nji konkluzion që nëse nuk i bashkohet koalicionit të PDK’s nji koalicion tjetër ose nji grup tjetër parlamentar vetvetiu ka me pasë krizë, ndoshta jo krizë, por zgjatje të kohës së krijimit të institucioneve”, ka thanë Haliti për lajmi.net

Ai ma tej ka thanë se beson që lideri i koalicionit, Kadri Veseli dhe i nominuemi i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj ka me koordinue veprimet edhe me subjektet tjera.

“Sidoqoftë unë po besoj që lideri i koalicionit dhe kandidati për Kryeministër ka me bashkërendisin veprimet dhe takimet me subjektet politike të cilat kanë fitue deputetë dhe të shohin mundësinë e krijimit të nji koalicioni të gjanë”, ka deklarue Haliti.

Ai në fund ka thanë se PDK nuk ka vija të kuqe për asnji subjekt politik.