Xhavit Haliti për statuset e Isa Mustafës: Qe kush po “ja lshon mjekrrën” atij

Anëtari i Kryesisë së PDK, Xhavit Haliti, nuk po i merr fort seriozisht deklaratat e ashpra të liderit të LDK, Isa Mustafa, ndaj kundërshtarëve politikë e Kadri Veselit.

Ai thotë se janë këshilltarët e Mustafës ata që shpesh kanë shkrue në Facebook.

“Po ia lshojnë edhe mjekrrën” ironizon Haliti.

Tue iu përgjigjë akuzave të kryeministrit në detyrë se PAN po përdor sekserë me formue Qeverinë, Haliti e quen të natyrshëm që me pasë sekserë për me arritë nji marrëveshje.