Xhavit Haliti rrefehet për Specialen, qe çka thotë!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thanë se Kosova i ka krye krejt obligimet sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale derisa ka thanë se Brukselit i ka mbet vetëm trajnimi i gjyqtarëve.

“Në Kosovë nuk ka ndonji çashtje të pazgjidhun.

Deri tash tana çashtjet janë miratu në Kuvend dhe janë dërgue në Bruksel.

Tash ka mbet që Brukseli të bajë rekrutimin e gjyqtarëve”, ka thanë Haliti, për REL.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se tana veprimet për formimin e Gjykatës Speciale janë ndërmarrë, tue respektue ligjet e Kosovës dhe rregulloret e veçanta.

Andaj, ka vijue ai, nuk ka asnji arsye që institucionet e Kosovës të mos bashkëpunojnë me këtë gjykatë.

Haliti tha se askush nuk e ka dëshirue nji gjykatë të tillë, por, ai beson se puna e kësaj gjykate ka me deshmue edhe nji herë se lufta e UÇK’s ka qenë e pastër dhe e drejtë.