Xhihadistët e dënuem në Shqipni folnin nga burgu me telefon me të arrestuemit në Shkodër

Tre nga 9 të dënuemit nga Gjykata e Krimeve të Randa për dërgimin e besimtarëve muslimanë pranë organizatës terroriste ISIS, nga burgu komunikojnë me telefon me bashkëpunëtorët e tyne që ndodhen në Siri, Irak e Turqi.

“ABC News” ka mësue se njësia e Antiterrorit të Policisë së Shtetit dhe Prokuroria për Krime të Randa, kanë sigurue nji material voluminoz përgjimi, që provon se nga burgu disa nga 9 të dënuemiit komunikojnë me shtetas shqiptarë dhe të huej që dyshohet se janë pjesë e ISIS’it në Siri, Irak e Turqi.

Simbas akuzës, telefonatat janë ba nga kabinat e paraburgimit dhe burgjeve ku 9 të dënuemit janë izolue, me numra të shteteve si Siria, Iraku dhe Turqia. Disa nga këto biseda, thonë burimet janë transkriptue ku të dënuemit komunikojnë dhe interesohen për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen atje dhe suksesin e ushtarëve të ISIS’it kundër ushtarëve të regjimit të Bashar-Al-Asadit.

Mësohet se nga burgu, të dënuemit komunikonin edhe me 4 të arrestuemit e ditëve të fundit, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Burimet thonë se komunikimet ma të shpeshta me të dënuemit i mbante mjeku i Malësisë së Madhe Protopapa, që dyshohet si bashkëpunëtor i disa shtetasve nga Kosova dhe Maqedonia për me krye akte terroriste në Shqipni.

Në shumicën e rasteve, mësohet se bisedat e të dënuemve me shtetasit shqiptarë dhe të huej asht ba në gjuhën arabe dhe që po pritet zbardhja dhe përkthimi i tyne për me pa nëse ka ndonji bisedë me vlerë për hetimin e nisun për sulme terroriste në Shqipni.