Xhihadistët e ISIS po largohen nga Mosuli me tesha të grave

Xhihadistët e ISIS janë kapë tue ikë nga qyteti i Mosulit të veshun me tesha të grave, për m’i pshtue luftës.

Simbas ‘’The Sun’’, ata janë kapë nga trupat kurde Peshmerga pranë Mosulit.

Gjeneral Majori Gary Volesky, i ushtrisë amerikane, asht shprehë se xhihadistët kanë tentue me u largue nga Mosuli, për m’i pshtue sulmeve që planifikohen me u realizue këtë të Ejte.

Xhihaditët evakuuen disa ditë ma parë gratë e tyne, më qëllim shmangien e kapjes së tyne nga forca e sigurisë.

Rmy General Joseph Votel, komandant i Komandës Qendrore të SHBA’ve, tha se beteja kundër xhihadistëve mundet me zgjatë me muej./Shqiptarja.