Xhumaja vjen me lutjet për viktimat e sulmit terrorist n’Stamboll

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e sulmit terrorist n’aeroportin “Ataturk” të Stambollit u ka dërgue telegram ngushëllimi udhëheqësve ma të naltë të shtetit turk.

Në telegramin e Myftiut Tërnava, denohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, ngushëllim për familjarët e viktimave, shërimin e të plagosunve, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk.

“Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzue krejt imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që nesër ditë e Premte, në namazin e xhumasë të bahen due e lutje për shpirtat e viktimave të pafajshme që pësuen nga akti terrorist në Stamboll”, thuhet në nji njoftim për media të BIK’ut.