Ylli Hoxha e merr n’dorë Vetëvendosjen n’Prishtinë

Në Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë sot votuen rreth 900 anëtarë, të cilët zgjodhën Ylli Hoxhën për kryetar të kësaj qendre.

Simbas VV’s, demokracia e mbrendshme në Lëvizje asht shembull për demokracinë në përgjithësi në vendin tonë.

“Jemi i vetmi subjekt ku secili anëtar ka të drejtë vote, jo vetëm për me zgjedh drejtuesit e organizatës sonë, por edhe për me vendos përmes referendumit të mbrendshëm, mbi çashtjet dhe proceset e randësishme në Lëvizje”, thuhet në njoftimin e VV’s.

Në Prishtinë, gjatë këtij procesi zgjedhor u themeluen 22 pika nepër lagjet e qytetit dhe fshatrat e komunës.

“Organizata jonë asht forcue ma shumë se kurrë dhe asht përgadit për sfidat e reja”, thuhet tutje në njoftim.

 

urimehoxha