Ymeri: AAK e Nisma nuk janë të interesueme me u takue

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thanë se me 1 Shtator qytetarët kanë me ndalë përfundimisht versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.

Ymeri ka thanë për “Epokën e re” se, versioni i këtij Demarkacioni nuk ka me kalue.

Ai ka thanë se VV’ja u ka ba thirrje për bashkëpunim edhe dy subjekteve të tjera opozitare, por nuk kanë pa interesim nga to as për takime, e as për diskutim rreth kundërshtimit për Demarkacionin.

“Të njajtën thirrje për bashkëpunim po e gjej rastin me ba prapë, sepse shumë ma i randësishëm sot asht luftimi i Demarkacionit dhe Asociacionit, se sa kalkulimet se kush ka me qenë në Qeveri nesër”, ka thanë Ymeri.