Ymeri çuditet me Shqipninë: Pse asnji reagim për vdekjen e Astrit Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se duhet me u krye nji hetim i pamvarun për vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Ymeri, në nji intervistë në Oranews, thekson se qeveria e Kosovës ka tentue me mshefë ngjarjen, ndërsa deklaron se arrestimi i tij ishte politik.

Ymeri thotë se Astrit Dehari asht mbajtë në burg dhe asht arrestue pa kurrfarë prove. Ai asht akuzue për veprën ma të randë, terrorizëm.

“Astriti asht mbajtë për 68 ditë në burgun e Prizrenit. Asnjiherë nuk asht intervistue. Neve na lejon me besue se arsyeja e arrestimit të tyne asht politike”.

“Na insistojmë me pasë nji hetim të pamvarun, i cili kishte me zbardhë të vërtetën për vdekjen e Astritit. Ajo që ka ba prokuroria dhe institucionet e hetuesisë, e cila asht udhëheqë nga njerëz të afërt të pushtetit, asht e papranueshme”, tha Ymeri.

 

Ymeri e konsideroi të çuditshëm mosreagimin e Shqipnisë për ngjarjen.

“Deri tash nuk kemi pasë nji reagim të tillë nga institucionet e Republikës së Shqipnisë dhe kjo asht e çuditshme”, tha lideri i VV’s.