Ymeri del me synimin e VV’s: Me kanë të parët n’vend!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka akuzue Qeverinë e Kosovës se po vazhdon me qeverisë me metoda sunduese.

Kurse për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, tha se i kercënoi me jetë aktivistët e Vetëvendosjes.

Ai e filloi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të këtij subjekti, tue thanë se edhe pak ditë bahen nji vit që qeveria sundon me metoda sunduese.

Ymeri shtoi se sot aktivistët e Vetëvendosjes mbahen në burg me akuzën për terrorizëm dhe me asnji deshminë e provë por vetëm se janë aktivist të Vetëvendosjes.

Simbas tij, për Vetëvendosjen pikësynim asht mirëqenia e qytetarëve.

Ai ju ka ba thirrje aktivistëve me forcue Republikën dhe me luftue krimin.

Ymeri theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po kuptohet drejt dhe sot asht subjekt politik që ka shumë gjasa me qenë subjekti i parë.