Ymeri e Haradinaj, bashkë te Ziadin Sela

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë vizitue deputetin e Aleancës për Shqiptarët, njiherit kryetar i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Në nji fotografi të postueme në rrjetet sociale, shihet se Ymeri dhe Haradinaj e kanë vizitue në të njajtën kohë Selën.

Ky i fundit ishte rreh keq nga huliganet maqedonas, në ditën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.