Ymeri në ‘Crans Montana’ me Nishanin, Mesic e Vujanovic

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nëpërmes nji postimi në Facebook ka njoftue se ka qëndrue në Vjenë, ku ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtar “Crans Montana” mbi Europën Qendrore dhe Europën e largët Lindore.

 

Ky asht postimi i Ymerit n’Facebook:

Nga 29 deri më 1 korrik kam qëndruar në Vjenë ku kam qenë i ftuar të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar “Crans Montana” mbi Evropën Qëndrore dhe Evropën e largët Lindore. Forumi u zhvillua në Vjenë, nën Patronazhin e Presidentit të Austrisë, dhe në të morrën pjesë me qindra përfaqësues qeveritarë, deputetë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe investitorë të ndryshëm. Disa prej përfaqësuesëve përfshinin Z. Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Stjepan Mesic – ish President i Kroacisë, Z. László Baranyay – Zv/President i Bankës Evropiane për Investime, Znj. Christine Beerli – ZV/Presidentja e Kryqit të Kuq, Filip Vujanoviq, President i Malit të Zi, etj.

Forumi u përqëndrua në krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të secilit shtet, me qëllim rritjen e bashkëpunimit si dhe të investimeve direkte të huaja.

Gjatë punimeve mora pjesë si diskutues në disa prej sesioneve të mbajtura gjatë Forumit, si dhe pata rastin te takohem dhe diskutojë me një numër të pjesëmarrësve.