Ymeri: Populli kurd e meriton të drejtën për pamvarësi

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, vlerëson se populli kurd e meriton të drejtën për pamvarësi.

Në nji intervistë për televizionin Kurdistan 24, Ymeri asht shprehë se populli kurd ka vuejt shumë dhe si i tillë, duhet me i pasë të drejtat e tij për me jetue në liri dhe paqe.

“Mendoj që kurdët kanë vuejt për nji kohë shumë të gjatë dhe janë komb që ende nuk kanë shtet, e askush nuk mundet me jau mohue të drejtat e tyne për me jetue të lirë, për me jetue në paqe”, ka thanë Ymeri./KosovaPress