Ymeri: Prej sot s’ka ma bashkëpunim mes tri partive opozitare

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se prej sot nuk ka bashkëpunim në mes tri partive opozitare.

Ymeri tha se AAK e Nisma kanë vendos që tash e tutje kundërshtimin e tyne me vazhdue pa Vetëvendosjen. Ky vendim u ba i ditun mbas takimit të sotëm të kryetarëve të tri partive opozitare.
Simbas tij, vendimet e njianshme të AAK’s kane ndikue në ftohjen e raporteve mes opozitës.

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK-së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, thaYmeri.
Ai përsëriti se nuk kane me iu bashkue protestës së 14 Majit të thirrun nga AAK.

“Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri./ArgumentPlus/