Ymeri: Shteti me dhanë përgjegjësi për vdekjen e Deharit!

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thanë në Kuvend se vdekja e Astrit Deharit asht përgjegjësi e institucioneve të Qeverisë së Ksoovës.

Me ndjenjën qe qytetaret e kanë dhe po e ndertojnë çdo dite për Qeverinë.

Sot jemi ne ditën e 10 kur ka vdek Astrit Dehari dhe nuk kemi asnji përgjigje nga institucionet e Qeverise.

Astriti nuk jeton ma sepse ishte i arrestuem dhe aty vdiq.

Shteti duhet me dhanë përgjegjësi.

Astriti mbahej në burg vetëm se ishte i Lëvizjes Vetëvendosje, nji kundërshtar i regjimit.

Astriti me punën e tij i jepte za popullit, ndërsa ky regjim e ndali atë.