Ymeri: Thaçi duhet me dhanë dorëheqje, sepse nuk ju respektue ultimatumi për Demarkacionin

visarymeriii

Visa Ymeri ka thane se Hashim Thaci duhet me dhane doreheqje mbas deshtimit qe bani me ultimatumin 10 ditor per ratifikimin e Demarkacionit. Ai ka thane se nji president i vertet, me kete raste duhet me u doreheqe

Statusi i plotë i Ymerit:

Janë bërë 13 ditë prej se i ashtuquajturi President Thaçi dha ultimatumin 10 ditor për Kuvendin që ta ratifikojë pazarin e tij i cili Kosovës ia humb 8.200 hektarë. Shumë mirë që dështoi kërcënimi i tij. Madje, ky është një argument më shumë për t’i thënë “i ashtuquajturi President”, pasi që Presidenti i vërtetë dorëhiqet kur dështon.
Së dyti, kriter më i rëndësishëm për BE-në se demarkacioni me Malin e Zi është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e ku bën pjesë vetë Thaçi me vëllezër e me shokë. Thaçi duhet të mbetet pa vizë në Kosovë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin viza për BE.
Së fundmi, për përfitime personale të tij, Thaçi e pat nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi. Ai e ka të lidhur karrierën e tij për humbjen e territorit të Kosovës. Midis asaj se a duhet ta humbim këtë të ashtuquajtur president apo 8.200 hektarë, qytetarët e deputetët nuk duhet të kenë dilema.