Ymeri: Thaçi s’mundet me u ba president pa kushtet e Lista Srpska’s

Kreu i VV’s Visar Ymeri, në nji postim në Facebook, ka thanë se Hashim Thaçi nuk mund të bahet President pa i plotësue kushtet e Lista Srpska.

Sido që të jetë ai nuk ka tregu se cilat janë kushtet që asht tue i kerkue Lista Srpska

Qe çka shkruen Ymeri:

Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa plotësuar kërkesat e Listës Srpska, këtij subjekti që është krijuar në Beograd dhe nuk përfaqëson serbët e Kosovës, por vetëm Beogradin e Vuçiqit.

Lista Srpska ia ka nisur ta kërcënojë Hashim Thaçin, që të nxjerrë maksimumin prej tij.

Aq shumë e do pushtetin Thaçi, sa që është gati të premtojë e t’i japë gjithçka Serbisë për t’u bërë president i Kosovës. Por ne nuk do ta lejojmë kurorëzimin e presidentit të Listës Srpska, Hashim Thaçit.

Demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe i zhvillimit, këto janë alternativat më të mira që i duhen qytetarëve të Kosovës, përfshi këtu edhe minoritetin serb.

Askujt nuk i duhet Lista Srpska e Beogradit dhe shërbyesi i tyre, Hashim Thaçi, këta faktorë të përçarjes dhe të disintegrimit komunitar, shoqëror, ekonomik e shtetëror.