Zaev: Abolicioni i Ivanovit asht Grusht Shtet!

zaev

Individi Djordje Ivanov, njeriu të cilin Nikola Gruevski me zgjedhje kriminale e bani Kryetar të shtetit, sot e përmbylli grusht shtetin ndaj Maqedonisë, komentoi lideri i opozites Zoran Zaev.

Qe çka tha Zaev:

“Banda kriminale e Gruevskit, tue e shkatërrue fatin dhe tue e rrezikue ardhmëninë e Maqedonisë, mundohet me pshtuenga kriminet që ja ka shkaktue shtetit të vet, qytetarëve të vet. Sot Ivanov u ba pjesëmarrës i drejtpërdrejt në bandën kriminale kundër Maqedonisë. Ai don që paret e vjedhuna nga qytetarët, të mos u kthehen qytetarëve. Prej sot nuk ka shtet të së drejtës. E shkelën kushtetutën, i shkelen ligjet dhe  dinjitetin e qytetarëve. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinos. Maqedonia s’ka me lejue kete. Nuk kemi me lejue shkatërrimin e plotë të shtetit. Së bashku me qytetarët jemi në anën e Maqedonisë. Prej sot, me qytetarët kemi me kthye drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kërkojmë që mbrojtësi i kriminelëve, individi Djordje Ivanov, menjiherë me dhane dorëheqje. Nëse nuk e ban sot, shtetin e sjellë në gjendje të jashtëzakonshme, në kufi të shpërthimit”, ka thanë Zaev. /Burimi: “Plusinfo”/