Zaev, çka thotë lidhun më antarësimin e Kosovës n’UNESCO

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev duket se ndali të gjitha shpresat e Kosovës për anëtarësimin e saj në UNESCO, gjatë këtyne dy vjeteve.

“Ka m’u përgjigjë për qëndrimin e Maqedonisë në UNESCO, lidhun me Kosovën. Nuk asht nji pyetje që lidhet me këtë vit, nuk e di madje as nëse do të jetë për vitin tjetër”, u shpreh Zaev, raprorton Top Channel.

Nga Durrësi, ku ishte i pranishëm në takimin informal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, Zaev i drejtoi dhe nji mesazh opozitës maqedonase për me votue ligjin e përdorimit të gjuhëve.