Zaev: Mbi 100 mijë votues të dyshimtë në listë

Lideri i parties opozitare LSDM’s në Maqedoni, Zoran Zaev, sot e ka publikue raportin e listës zgjedhore, simbas analizave të kryeme nga partia e tij.

Ai i ka paraqit sot disa parregullsi në listën zgjedhore, ku nji nga ma të diskutueshmet janë ato me votues inekzistentë dhe me votues të vdekun.

Për shembull pyetja: askush nuk jeton në këtë adresë, përgjigja ka qenë: Në këtë adresë nuk jeton personi me këto të dhëna. Këto përgjigje do të thonë se ato votues duhet të fshihen nga lista zgjedhore. Në vendin ku nuk ka shtëpi janë regjistruar 40 votues. Këto janë absurde, shpresoj që ky organ i pavarur që së bashku e krijuam do të jetë i tillë. Në pyetjen askush nuk jeton në këtë adresë, janë 10 938 votues që duhen fshirë” , tha Zoran Zaev, lider i LSDM’s.

27 mijë votues tjerë simbas LSDM’s janë që i kanë ndërrue adresat apo që ndodhen në diasporë, që simbas Zaevit kanë të drejtë me votue. Zoran Zaev ka kambëngule edhe nji herë për përmbushjen e kushteve elementare për zgjedhje me 5 Qershor.

Do t’i përsëris edhe një herë principet, zgjedhje të rregullta, fer dhe demokratike, rikthimin e drejtësisë në Maqedoni, depolitizimi dhe demokr atizimi i institucioneve, si dhe duke qëndruar në krah të të gjitha vlerave universale dhe evropiane, sepse të gjithë qytetarët meritojnë që në mënyrë të barabartë t’i konsumojnë këto vlera”, theksoi Zaev.

Lidhun me suspendimin e të gjitha vendimeve të ministrave të LSDM’s, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, Zaev ka thanë se ata ende janë në pozicionet e tyne.

Këto deklarata Zaev i ka ba gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e PEI (Partia për të ardhmen Evropiane), Fiat Canovski.