Zaev: Pushteti i ka vjedhe ma shumë se 100 mijë vota

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, thotë se pushteti i Maqedonisë ka manipulue me ma shumë se 100 mijë vota. Ai thotë se të dhanat e këtilla shumë shpejt do të publikohen nga KSHZ.

“Presim që Komisioni Shtetnor i Zgjedhjeve gjatë fundjavës ka me i publikue shifrat nga krahasimi i të dhanave të sigurueme nga bazat e institucioneve. Simbas informacioneve tona, presim me u publikue ma shumë se 100 mijë të dhana të dyshueme, ose të ashtuquejtuna jokonsistente. Kjo tregon se ky pushtet jo vetëm që i ka vjedhe paret e qytetarëve, i ka vjedhe edhe votat e qytetarëve. I ka shpall të pavlefshme bash votat e qytetarëve tanë, të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, transmeton Alsat-M deklaratën e Zaev.