Zaev: Shqiptarët e Maqedonisë s’munden me u privue nga shqipja!

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev theksoi se shqiptarët nuk duhet me u privue nga e drejta e perdorimit të gjuhës shqipe.

Përkundrazi, porositi ai, ata duhet me gëzue këtë të drejtë si në arsim ashtu edhe gjatë komunikimit me institucionet.

Zaev këtë deklaratë e bani në Prilep i pyetun lidhun me shkrimet në media se LSDM po planifikon zyrtarizimin e shqipes në nivel të Maqedonisë.

“Zbatimi praktik i ligjeve që ekzistojnë në Maqedoni do të thotë zbatim i tyne praktik në favor të qytetarëve. Në Prilep ai që mëson shqip, edhe pse përqindja asht e vogël mundet me fitue të drejtën me mesue në shkollë të muzikës në gjuhën shqipe, të shkruej kërkesë në gjuhën shqipe.

E tregova shembullin e gjyshes nga Gostivari 76 vjeçare e cila asht e privueme nga kujdesi për person të tretë, nuk ka kush të kujdesët për te për shkak se din vetëm shqip.

Qytetarë të Prilepit ai që dëshiron mund të flas gjuhë tjetër, gjuha maqedonase asht zyrtare dhe duhet ta flasin të gjithë, duhet ta dimë, pamvarësisht përkatësisë sonë etnike, fetare, të gjithë duhet ta dinë gjuhën zyrtare të Maqedonisë.

Megjithatë zbatimi duhet të përbajë çlirim për neve, qytetarët nuk humbasin asgja nëse dikush fiton ndonji të drejtë ma shumë”, deklaroi lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev. /Alsat/