Zafa sot e merr nji vendim të madh!

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, sot i drejtohet Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ai thotë se ka me i shfrytëzue të gjitha rrugët ligjore, që të mbrojnë të drejtën e tij, për me garue për kryetar të Prizrenit.

“Beteja politike për Prizren ka me vazhdue në Gjykatën Supreme, sepse PZAP me vendim e saj asht në vallen e njajtë sikurse KQZ”, tregon Berisha, shkruen PrizrenPress.

“Sot, ka me ju drejtue Gjykatës Supreme”, saktëson Berisha kohën e ankesës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Shperndaje në: