Zafir Berisha ka disa pyetje për shtetet e QUNIT’it

Zafir Berisha, deputet i NISMA për Kosovën, i cili u decertifikue nga KQZ’ja për kandidat për kryetar të Prizrenit nga kjo parti, jau ka parashtrue disa pyetje shteteve të Quint’it.

Kujtojmë se ambasadat e Shteteve të Quint’it në Kosovë,(SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania), i kanë ba thirrje KQZ’s me i decertifikue kandidatët për zgjedhjet lokale, të cilët janë të denuem.

Postimi i Berishës në Facebook:

Pytje për ambasadorët e huaj në Kosovë, të shteteve të Kuintit!
1).- A ndodhë në vendet tuaja, që një organ ekzekutiv, si shebull KQZ-ja në Kosovë, që para dy dite, me votu për zbatimin e ligjit, kur dihet se ligjet zbatohen nga të gjitha organet dhe qytetarët, që nga momenti kur miratohen në Kuvend ?
2).-Në rastin konkret sipas praktikës së krijuar, a ka të drejtë KQZ-ja, me votu për moszbatimin e ligjit, siç nuk e ka respektuar afër 10 vite, pasi e ka praktiku të drejtën me votu për me respektu ?
3).- Në vendet nga vini ju, a ka përgjegjësi ligjore dhe juridike për mosrespektim të ligjeve me vite të tëra, nga organet e caktuara siç është rasti te ne me KQZ-n ?
4).-Në vendet nga vini ju, çka ndodhë me organet dhe personat fizik që i përbëjnë ato organe, kur e marrin rolin e organit ligjëvënës (në rastin tonë Kuvendit), a e llogaritni këtë si logjikë “lladrovcijane” se ligji është si lastiku?
Me respekt deputeti /ligjëvensi/ i Kuvendit të Kosovës: Z.Berisha

Shperndaje në: