Zafir Berisha: Si me apo pa Zafen, Nisma e fiton Prizrenin. Ku të prek Hashim Thaçi, ‘aty s’del ma bari’ (video)

Deputeti i Nismes per Kosoven, Zafir Berisha, ka thane ne Rrokum Roll se ai mbetet ende pjese e ketij subjekti politik.

“Valdete Daka e KQZ’s u vnu ne test nga bandat e politikes, per me marre vendim ndaj meje, prandaj une kam shkrue per rrximin e Qeverise”, thote Berisha, ndersa e ka perserite se nese neser kishin me u ba 60 vota, ai ka me dhane voten e 61’të per rrximin e Qeverise.

Ai ka mohue te kete marre ndonji telefonate nga opozita lidhun me deklaratat e tij.

“Opozita e kane te veshtire me i ba 59 vota, per fatin e keq te opozitarizmit ne Kosove”, shprehet ai, shkruen Rrokum.TV

Deputeti Berisha ka sqarue ne Rrokum Roll pse nuk e ka votue Qeverine Haradinaj.

“Kam ndje keqardhje per poziten e rande, ne te cilen e kane pru Ramush Haradinajn, por une ja kam komunikue vendimin tim, sepse megjithe respektin e madh per te, respekti im ma i madh asht per Kosoven”, rrefen Berisha.

Nder arsyet kryesore pse nuk ka votue per kete Qeveri, Berisha permend ndikimin e presidentit Thaçi, simbas tij, ne bamjen e koalicionit qeverises.

“Me inicimin e Hashim Thaçit asht ba ky koalicion”, thote ai.

Deputeti Berisha ne vazhdim e ka quejt te padrejtë vendimin e KQZ’s per largimin e tij nga gara per kryetar te Prizrenit, shkruen Rrokum.TV

“Krejt kjo ka te baj me nji gjobe ne shume 140 euro”, thote ai, tue shtue se, dikush ka qene i rrezikuem nga kandidimi i tij ne Prizren.

“Kane mendue se me ‘eliminimin’ tim, elektorati i Nismes ka me votue per PDK’n”, shprehet Berisha.

Berisha thote se neser pret vendimin e Supremes per vendimin ndaj tij, ndersa paralajmeron se nuk ka me u ndale me ankesa per kete çashtje, edhe nese Supremja e verteton vendimin ne fjale.

Ne fund, Berisha thote se asht i bindun ne fitoren e Nismes ne Prizren ne zgjedhjet e 22 Tetorit, me apo pa kandidimin e tij./Rrokum.TV

Emisioni i plote: