Zavendësi i Dacic shokon Serbinë me këtë deklaratë për Kosovën

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Dacic, Branko Ruzic ka deklarue se Serbia nuk duhet me njoft pamvarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Europian ka me u ba “pa territorin e Kosovës”.

I pyetun se me cilin territor shtetnor Serbia ka me hy në BE, përjashtue territorin e Kosovës apo jo, Ruzic për “Die Prese”, ka thanë:

“Nëse vendet anëtare të BE’s, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pamvarësinë e Kosovës, nuk duhet as na me ba këtë gja. Serbia ka me u ba anëtare e BE’s pa territorin e Kosovës”, ka thanë ai.

Megjithatë, kjo, simbas tij, nuk ka me ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

“Kemi mjaft kohë që deri atëherë me gjetë zgjidhje funksionale për problemin. Na, politikanët nga Serbia dhe Kosova duhet që me pasë qasje pragmatike dhe nuk duhet me mendue ma për mitet”, ka sqarue ai.