Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic: Në Kosovë ka me u mësue me program të Serbisë

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, ka thanë në Mitrovicë se institucionet arsimore në komunat që kanë me qenë pjesë e BKS’s kanë me punue me planprogramet e Republikës së Serbisë. “Në Kosovë nuk egziston nji njeri, i cili pranon që fëmiu i tij me mësue me ndonji program tjetër, përveç me këtë aktual”.

Zavendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanovic, ka thanë në Mitrovicë gjatë nji debati të organizuem nga radio “Kontakt plus”, se “Zajednica” ka m’i mbikëqyrë tana institucionet arsimore në komunat që kanë me qenë pjesë e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (BKS).

Ai, gjithashtu ka thanë se, në tana nivelet e shkollimit ka me u mësue me planprogramet e Republikës së Serbisë, shkruen sot Gazeta “Zëri”.

“Kjo asht diçka që asht arritë me Marrëveshjen e Brukselit dhe këtë ka me ba Bashkësia e Komunave Serbe. Asnji opcion tjetër nuk asht i mundun, për shkak se për këtë jemi marrë vesh në Bruksel. ‘Zajednica’ ka me krye mbikëqyrjen e tanainstitucioneve edukative-arsimore në komunat, të cilat kanë me qenë anëtare të BKS’s”, ka thanë Stojanovic, i cili ka shtue se egzistojnë iniciativa dhe dëshira individuale në Prishtinë që BKS’ja me qenë nji OJQ.