Zavendëskryeministri i Kosovës: Institucionet kapitulluen përballë dhunës

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanovic ka thanë se institucionet e Kosovës kanë kapitullue përballë dhunës.

Ai ka thanë se kjo ka ndodhë përkundër përpjekjeve të Policisë së Kosovës. Institucionet nuk e kanë ndalë protestën e shqiptarëve në Mushtisht të Suharekës.

Simbas tij, serbëve të shpërngulun nga ky fshat nuk ka mujt askush me ju garantue siguri, për çka, nuk kanë mujt të vizitojnë kishën e rrënueme në Mushtisht.

Stojanovic i tha agjencisë serbe Beta se janë interesat personale të atyne që shfrytëzojnë pronat e serbëve që të jenë ma të fortë se tana institucionet, rendi dhe ligji.