Zavendëskryeministri i Kosovës kundër gërmimeve te Kisha në oborrin e UP’s

Zavendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanovic, nuk po i pëlqen vendimi i organeve gjyqësore që me u germue afër Kishës Ortodokse serbe në Prishtinë për me kqyrë nëse ka varreze masive, apo jo.

Në nji intervistë për mediet serbe, ai ka deklarue se dyshimet për varrezë masive në afërsi të Kishës Ortodokse serbe “Shën Nikolla”, në kompleksin e Universitetit të Prishtinës nuk kanë qëllim të sinqertë zbardhjen e fatit të të zhdukunve.

Ai tha se përfaqësuesit serbë nuk kanë asgja kundër që ky lokacion me u hulumtue, por nuk asht i bindun në siç e quen ai “qëllimin e mirë”.

“Nuk jam shumë i bindun dhe nuk më doket i sinqertë qëllimi që me u gjetë nji varrezë masive ose çfarëdo varreze. Kjo asht pjesë e shfaqjes, me të cilën duhet që kisha ortodokse me u politizue. Punimet në këtë tempull duhet me përfundue”, ka vlerësue ai.