Zavendëskryeministri i Kosovës pranon se asht pjesë e fushatës se Vucic’it

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanovic, do të jetë pjesë e kampanjës parazgjedhore të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vucic në Kosovë.

Ai në nji prononcim për lajmi.net, tue fol për zgjedhjet e jashtëzakonshme serbe të 24 Prillit, e vlerëson si normale përfshimjen e tij në fushatë parazgjedhore të nji vendi tjetër.

Stojanovic nuk e mshef deshirën e tij për të votu për Partinë Progresiste Serbe të kryeministrit serb Vucic, ndërsa u ka ba thirrje të gjithë komunitetit serb në Kosovë që të merrë pjesë në këto zgjedhje.

 
Fakti që asht zavendëskryeministër i nji vendi tjetër, Stojanovic, nuk e sheh si të jashtëzakonshme përfshimjen e tij në fushatat parazgjedhore të nji vendit tjetër.