Zavendëskryeministri i Kosovës vazhdon lobimin kundër ligjit për Trepçën

branimir-stojanovic

Zavendësi i kryeministrit Isa Mustafa në Qeveri, Branimir Stojanovic, thotë se ka me vazhdue lobimin kundër Ligjit për “Trepçën”, në kundërshtim me politikat e egzekutivit të Kosovës. Nuk ka pasë raste të tilla në të kaluemen kur shefi i Qeverisë asht sfidue nga zavendësi.

Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, vazhdon me sfidojë shefin e tij në Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafën. Përfaqësuesi i Listës Serbe në Qeveri nuk po zmbrapset tue lobue kundër Ligjit për “Trepçën”, të cilin tashma e ka firmosë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Për ma tepër Stojanovic nuk po pranon as të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, ndonëse ky i fundit i ka ftue për takim për me diskutue mbas vendimit për bojkotim të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si kundërshtim për miratimin e Ligjit për “Trepçën”.

trepca