Zavendëskryeministri i Malit të Zi deklarohet për Demarkacionin

Dusko Markovic, zavendëskryeministër i Malit të Zi, tha se marrëveshja kufitare e nënshkrueme mes vendeve, duhet të respektohet pa vonesa të matejshme nga Kuvendi i Kosovës.

Dusko Markovic, i ka ba thirrje Kosovës që me e përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes për Demarkacionin kufitar pa vonesa të matejshme.

Në nji deklaratë për BIRN, Markovic shprehu shqetësimin e tij se, derisa Parlamenti i Malit të Zi e kishte ratifikue marrëveshjen qysh në fund të vitit të kaluem, Kosova ende nuk kishte zbatue pjesën e saj siç palët ishin dakordue.

“Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u plotësue përmes nënshkrimit të marrëveshjes, dhe disa kërkesa për rishikimin e saj janë absolutisht të pabaza dhe të papranueshme, marrë parasysh faktin që dy vendet tona nuk kanë as edhe nji kundërshti të vetme për çashtje kufitare,” tha Markovic për BIRN.