Zavendëskryeministri Kelmendi premton revolucion në bujqësi

Ministria e Bujqësisë funksionin qysh prej themelimit të institucioneve të pamvaruna të vendit, por produktet e prodhueme nga toka dhe bujqit kosovarë nuk përbajnë as gjysën e produkteve që konsumohet nga kosovarët.

Por, zavendëskryeministri i ri i Qeverisë, biznismeni Ramiz Kelmendi, thotë se kjo ka me ndryshue mbrenda 4 muejve.

“Bujqësinë ka me zhvillue mbrenda katër muejve. Nuk ka me pasë nevojë që të importohet asnji produkt në Republikën e Kosovës e që mundet me u kultivue në Kosovë. Flas nëse mundet me u prodhue”, ka thanë ai në nji prononim për gazetën Fjala.

Kelmendi nuk asht ndalue me kaq. Ai ka folë edhe për industrinë e tekstilit. Ai ka thanë se ka ide që “nuk i ka asnji shtet në rajon”.

Simbas tij, 90 për qind e kosovarëve kanë me konsumue prodhime vendore. E, për me mbërri këtë, Kelmendi thotë se “ka me zvogëkue informalitetin”.