Zavendëskryeministri Kelmendi takohet me ambasadorin Delawie

Zavendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritë sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie.

Gjatë takimit, zavendëskryeministri Kelmendi ka njoftue ambasadorin për angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, sidomos ato që kanë të bajnë me zhvillimin ekonomik.

Zavendëskryeministri Kelmendi ka vlerësue nalt angazhimin e SHBA’ve për me ndihmue ekonominë e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka urue zavendëskryeministrin Kelmendi për marrjen e detyrës, tue shprehë edhe njiherë përkushtimin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës për me përkrahë Kosovën në tana proceset.